E shtunë, 10 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Historia u sajua nga familja e 14-vjeçares”/ Blerim Bizgjoni përlotet në gjykatë: Kini mëshirë

I heshtur, i perlotur  dhe me kokën ulur u shfaq para gjykatës 46-vjeçari Blerim Bizgjoni, i akuzuar se ka mbajtur peng dhe ka përdhunuar për dy muaj nje 13 vjecare, shoqen e vajzës së tij.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Bizgjoni i mohoi akuzat. Duke mos pushuar për asnjë moment së qari, 46-vjeçari i kërkoi trupit gjykues mëshirë duke pretenduar se nuk kishte kryer marrëdhënie me të miturën.

Reklamë

Ai akuzoi familjarët e 14-vjeçares, se kanë qenë këta të fundit ata që e kanë sajuar të gjithë historinë.

Por pretendime e tij, nuk u morën parasysh nga trupa gjykuese që vendosi 40 ditë arrest me burg. Gajtë kësaj kohe, porkuroria do të bëjë një tjetër ekspertizë mjeko-ligjore për të zbuluar se prej sa kohësh, 46-vjeçari ka abuzuar me vajzën e mitur.

Reklamë

Ndërkohë avokati mbrojtës i Blerim Bizgjonit theksoi se klienti i tij nuk i pranon akuzat.

“Është çështje mjaft sensitive. I dyshuari për përdhunim nuk e pranon fajin. Kjo nuk është çështje për intervistë.”

Ngjarja trondtitëse ndodhi në fshatin Vërdovë në Pogradec, ndërkohë që familjarët e të miturës kanë kërkuar dënimin maksimal për Blerim Bizgjonin.

Më shumë video

Reklamë