Subscribe

Që nga dita e hënë 27 shërbime të zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhen te noteri. Marrëveshja u nënshkrua nga Dhoma e Noterisë me Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme. Sipas ministrit të drejtësisë Ylli Manjani është hartuar kuadri ligjor, por edhe ai teknik se si do të kryhen këto shërbime. Sipas Manjani dixhitalizimi i sistemit shmang dhe kontaktin e qytetareve me punonjësit që ka krijuar dhe raste korruptive ndërkohë qe do i sherbeje dhe organeve ligjzbatuese. Fillimisht shërbimet nisin me Tiranën dhe Durrësin ndërkohë që deri në fund të muajit shkurt është parashikuar që të trajnohen të gjithë noterët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *