Nuk ndalen incidentet në selinë e Partisë Demokratike. Protestuesit kanë hedhur gaz lotsjellës brenda godinës.

Nga ana tjetër, disa mbështetës po tentojnë të hyjnë në zyrën e Lulzim Bashës që ndodhet në katin e dytë, me litarë dhe shkallë.

Në një prononcim për mediat, ish-kryeministri pretendon se nuk është shkaktuar asnjë incident nga ana e mbështetësve të tij, ndërsa e ka cilësuar një protestë paqësore.

“Nuk është protestë paqësore kjo? Po hapin dyert e shtëpisë së tyre. Asnjë xham nuk është thyer. U hap dera vetë. Cfarë flet. Sonte këta janë të pashpresë. Kushdo që po e hedh gaz lotsjellës, përgjegjës është Rama.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *