Subscribe

Këto janë fotot e para të pjesëve të avionit, jelekëve të shpëtimit dhe sendet e rrobat e pasagjerëve që u rrëzua në detin Mesdhe, duke i marrë jetën 66 personave në bord. Ndërsa nje anije ushtarake egjiptiane ka lokalizuar kutinë e zezë të avionit, që pritet të zbardhe misterin e rrëzimit të tij. Me herët ekspertet franceze njoftuan se  pak përpara rrëzimit të mjetit fluturues Egypt Air ka patur një zjarr në tualetin e tij. Ata theksojnë se sistemi i raportimit dhe komunikimit të aviacionit ka marrë sinjale për aktivizimin e alarmit të zjarrit, disa minuta përpara se Egypt Air të dilte nga radarët dhe të rrezohej. Pas alarmit fillestar është aktivizuar dhe sistemi qendror i detektorëve. Këto të dhëna që jepen nga hetuesit e fluturimit MS 804 nga Parisi në Kajro, përforcojnë pistën e një aksidenti që ka ardhur si pasoje e një defekti teknik. Megjithatë byroje federale e hetimit thekson se AFP se është ende herët për të konfirmuar arsyen e rrëzimit. Një piste ende e fortë mbetet ajo e një sulmi terrorist. Ka patur indicie se Egypt Air mund te kete shpërthyer në ajër nga vendosja e një bombë. Kjo pistë, ajo e sulmit terrorist, mbetet në qendër të hetimeve të autoriteteve egjiptiane. Pak pasi kaloi hapësirën ajrore greke, avionit ka bërë një kthesë 90 gradë dhe më pas edhe disa manovra të çuditshme rreth vetes.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *