Subscribe

Nënkryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UCK-së, Nasim Haradinaj është paraqitur para gjykatës së dhomave të specializuara në Hagë.

 

Seanca publike ka nisur vetëm pak minuta më parë.

 

Haradinaj u arrestua më 25 shtator nga zyra e prokurorit të specializuar, nën akuzën  për pengim të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

 

Më 25 shtator është arrestuar edhe kreu i organizatës së veteranëve të luftës së UCK-së, Hysni Gucati, i cili dyshohet po ashtu për pengim të drejtësisë dhe do të paraqitet në gjykatën speciale këtë të enjte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *