Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj korrigjimin e kufijve, demarkimin dhe idenë e shkëmbimit të territoreve, e ka quajtur maskime për ndarjen e Kosovës

 

Në një tubim me të rinjtë e AAK-së në Bogë, Haradinaj, ka deklaruar se pavarësisht marrëveshjes, Serbia po e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

 

“Unë nuk besoj në një marrëveshje me korrigjim të kufijve, me demarkim, me ndërrim të territoreve, krejt janë maskime për ndarjen e Kosovës. Të gjitha këto janë maskime që atje në anën tjetër, shefi i shtetit të vet të thotë ‘unë kam nxjerrë diçka, po e pranojmë Kosovën”.

 

Haradinaj refuzoi që marrëveshjen që demarkacionin me Malin e Zi ta quajë korrigjim të kufijve, duke thënë se ajo është vetëm një korrigjim i marrëveshjes paraprake.

 

Gjithashtu kryeministri ka folur edhe për formimin e Ushtrisë, për të cilën tha se ka mandat mbrojtës dhe se nuk do ta zëvendësojë KFOR-in.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *