Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 May 2026
Vizion fokus

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në muajin...

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të...

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, ofron garanci pasurore...

Pesë të plagosur nga sulmi rus në Ukrainë

Aksident me vdekje në Durrës

Shpërthim me tritol në Laç! Vendoset lënda plasëse në...

“EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për modernizimin e...

Raporti i Komisionit Europian, Rama: Negociatat kanë avancuar, Shqipëria...

Putin: Lufta po i afrohet fundit! I gatshëm të...

Hapja e dosjeve te ish-sigurimit/ Studiuesja e historisë: Shqipërisë do t’i bëjë mirë të përballet me atë periudhë

25 Tetor 20:11

Pedagogia dhe studiuesja e historisë, Enriketa Papa tha se hapja e plotë e dokumentave të ish-sigurimit të shtetit do t’i bëjë mirë Shqipërisë për tu njohur realisht me të kaluarën komuniste.

 

 

Në një intervistë të shkrutën në Vizion Plus, Papa iu bërë thirrje ligjvënësve në vend që me hapjen e plotë të dosjeve të tregojnë kujdes me mënyrën se si do të aksesohen këto informacione.

 

Aleksandër Furxhi: Ku ndahen palët brenda PD, Berisha- Alibeaj në çështjen e hapjes së dosjeve?

 

 

Enriketa Papa: Berisha nuk ka një tekst të propozuar, madje nuk ka qenë fare prezent në seancën që u votuan ndryshimet ligjore për hapjen e dosjeve por që ka më shumë të bëjë me një lloj deklasifikimi final që i bëhet dokumenteve të ish- sigurimit të shtetit që kanë qenë të aksesueshme që kur u  ngrit Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në vitin 2015.

 

Ndërsa Alibeaj është ndër ata që i votuan dy amendamentet, pavarësisht se kishin propozuar një ligj më vete në Komisionin e Ligjeve. Në dijeninë time nuk u ra dakort për një ligj të mirfilltë për deklasifikimin e dokumentave arkivore për sa i përket ish-sigurimit të shtetit. Dhe u ra dakort të enjten për të miratuar amendametet që vijnë nga grupi i Alibeajt.

 

 

Furxhi: Po ju pyes ku ndryshon ‘lustracioni’ i propozuar nga grupi Berisha-Bylykbashi me hapjen e plotë të dosjeve që kërkon Enkelejd Alibeaj me deputetët e tjerë?

 

 

 Papa: Lustracioni është për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë. Drafit që ka dorëzuar Bylykbashi I përmbahet draftit që ka qenë ligj ëqë është miratuar në 2008 dhe Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë në 2010. Ndërsa drafti i Alibeajt reflekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, madje reflekton vendime të Komisionit të Venecias apo gjykata e të drejtave të njeriut të Strasburgut.

 

 

Furxhi: Ju personalisht jeni për hapjen e plotë të dosjeve apo vetëm të dokumentave të politikanëve?

 

 

Papa:Unë jam për hapje të të gjithë dokumenteve për sa iu përket ish sigurimit të shtetit, siç është miratuar. Nuk më interesojnë politikanët por periudha e komunizmit në funksion të studimit dhe përballjes me të kaluarën komuniste, por edhe një lloj qetësie e mosinstrumentalizimi siç I është bërë problemit të dosjeve në këto 30 vite të post komunizmit.

 

 

Furxhi: Ka një shqetësim, se duke hapur të gjtha dosjet aty mund të dalë se disa ish-të persekutuar politikë, të shtrënguar në atë kohë, mund të kenë qenë bashkëpunëtorë e mund ta prishë këtë qetësi ose do t’I doënonte për herë të dytë individë të tillë?

 

 

Enriketa Papa: Unë mendoj që, modeli që ka zgjedhur Shqipëria është ai gjerman.  Modeli gjerman deri në 2015 ka qenë i kufizuar në anonimizim mbi të dhënat për bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit.

 

Këto klauzola janë hequr duke futur në to hapjen e atyre dokumenteve që kanë të bëjnë me politikanët. Shoqërisë shqiptare i bën mirë të përballet realisht me atë periudhë për të njohur të shkuarën komuniste. Ligjvënësit duhet të kenë kujdes që të lidhin ligjet respektive, atë të të drejtës së informimit dhe hapjen e arkivave me përgjegjësitë personale dhe me të drejtën e infiormimit të personave.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
enriketa papa hapja e dosjeve

Nga e njëjta kategori

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në muajin shkurt në Sarandë, shpallen në kërkim dy autorët (EMRAT)

më shumë...

Masa të reja kundër duhanit? Ekspertët: Të zbatohet ligji aktual, duhet më shumë edukim tek të rinjtë 

më shumë...

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të ambasadorit të BE-së, Gonzato

më shumë...

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:30

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar...

12:28

Masa të reja kundër duhanit? Ekspertët: Të...

12:18

Ambasadorët kundër Berishës: Qëndrojmë të bashkuar në...

12:00

Fatmir Xhafaj: Reforma në Drejtësi nuk ka...

11:54

“8 vite me atë që mbaj kanë...

11:18

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, ofron...

11:04

Pesë të plagosur nga sulmi rus në...

10:42

Aksident me vdekje në Durrës

10:33

Protesta e PD, procedohen 6 persona, mes...

10:29

Shpërthim me tritol në Laç! Vendoset lënda...

9:53

“EU4Municipalities II”, Rama: Mbështetje e BE për...

9:39

Raporti i Komisionit Europian, Rama: Negociatat kanë...

9:22

6 përfitime shëndetësore të lëngjeve nga fruta-perimet...

9:08

Putin: Lufta po i afrohet fundit! I...

8:45

Vijon konflikti Hezbollah-Izrael, nëntë të vrarë nga...

8:42

Parashikimi i motit për sot, sa do...

8:20

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Maj...

10:58

Mijëra nxënës shkollash në Gjermani protestojnë kundër...

10:31

Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran

10:01

Uashingtoni pret përgjigjen e Iranit ndaj propozimit...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • I lidhur me Vanesën, por plane për të ardhmen më një tjetër...
  • “Nuk dua të martohem më”, Zhaku: Ditën e dasmës u vesha me t...
  • Largimi i Gresës nga Ferma VIP, deklarata e papritur e menax...
  • Astrologu: Këto 3 shenja horoskopi do ta kenë jetën më të le...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.