Subscribe

Halloween në fillimet e tij nuk njihet si një festë, por si një rit pagan që daton shekuj më parë. Megjithatë, sot simbolikat e tij që përçojnë frikën shikohen gjithnjë e më shumë në kopshte, shkolla e në rrugë.

 

Kryesisht fëmijët kanë zgjedhur të vishen me kostume të errëta e të mbajnë në fytyra maska të ndryshme.

 

Por jo të gjithë mendojnë se huazimi i kësaj feste është një vlerë e shtuar për traditën shqiptare.

 

Halloween kulmon ne mesnate kur te rinjtë te maskuar si personazhe te ndryshme, dalin në errësirë për të festuar.

 

Të dhënat historike flasin për një ritual që shekuj më parë kryhej nga popullsia kelte për trembjen e shpirtrave. Më pas ajo kaloi nga Irlanda drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku u popullarizua me kalimin e viteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *