E premte, 23 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hakmarrja për Navalnyn, hakerat vjedhin bazën e të dhënave të të burgosurve rusë

Hakerat kanë vjedhur bazën e të dhënave të të burgosurve rusë, në shenjë hakmarrje për vdekjen e liderit të opozitës Alexey Navalny.

Pak orë pas vdekjes së Navalnyt në muajin shkurt, në një burg rus, një grup hakerësh anti-Kremlin, u shfaqën në kërkim të hakmarrjes.

Reklamë

Duke përdorur aksesin e tyre në një rrjet kompjuterik të lidhur me sistemin e burgjeve të Rusisë, hakerët vendosën një foto të Navalny-t në faqen e internetit të kontraktorit të burgut të hakuar.

“Rroftë Alexey Navalny!”- shkruhej në një mesazh në faqen e internetit të hakuar, shoqëruar me një foto të Navalny-t dhe gruas së tij, Yulia.

Reklamë

Hakerët gjithashtu kanë vjedhur një bazë të dhënash që përmban informacione për qindra mijëra të burgosur rusë, të afërmit dhe kontaktet e tyre, duke përfshirë, të dhënat e mbajtura për të burgosurit në koloninë penale të Arktikut, ku Navalny vdiq.

Hakerët, të cilët thonë se janë një përzierje kombësish, duke përfshirë emigrantët rusë dhe ukrainas, po ndajnë ato të dhëna, duke përfshirë numrat e telefonit dhe adresat e e-mailit të të burgosurve dhe të afërmve të tyre “me shpresën se dikush mund t’i kontaktojë ata dhe të ndihmojë të kuptojë se çfarë ndodhi me Navalny. ”, i tha CNN-it një haker që pretendon të jetë i përfshirë në shkelje.

Përveç kësaj, hakerët përdorën aksesin e tyre në komisariatin online të sistemit të burgjeve ruse, ku anëtarët e familjes blejnë ushqim për të burgosurit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë