Haki Çako është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, institucion ky i cili u formua pas ndryshimeve strukturore qe iu bë Emergjencave Civile.

 

Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me propozim të ministres Olta Xhaçka.

 

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 24, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Haki Çako emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *