Subscribe

Për herë të parë, Bashkimi Europian organizoi në Tiranë një konferencë ndërkombëtare për lirinë e medias. Vëmendja e përqendruar tek problematikat që shoqërojnë pushtetin e katërt në vendet e Ballkanit Perëndimor. Për komisionerin e Zgjerimitë Johannes Hahn, liria e mediave është vlerë thelbësore në BE dhe nuk mund të negociohet. Por, gjithçka raportohet tha ai, duhet bazuar mbi fakte.

 

 “Ne mbështesim dhe mbrojmë lirinë e medias, të cilat janë esenciale. Liderët politikë janë të detyruar të garantojnë lirinë dhe pavarësinë e medias, lirinë e shprehjen. Por, e drejta duhet ushtruar me përgjegjësi dhe bazuar mbi prova, fakte dhe të vërtetën. Kemi parë keqpërdorim të informacionit gjatë raportimeve, duhet të ketë një raportim të pavarur, pra anshmëria politike është vënë re në gazetari. Politika është përgjegjëse për garantimin e lirisë së medias, si dhe duhet t’iu krijojnë kushte gazetarëve. Gazetaria profesionale përballet me sfida siç janë “fake news” dhe për këtë problem duhet të punojmë.”

 

Lirinë e shprehjes së mendimit e mbështet edhe kryeministri Rama. por shefi i qeverise nuk i kurseu serish kritikat per mediat.

 

Në vendet e Ballkanit Perëndimor media merr një rol edhe më të rëndësishëm, pasi siç tha komisioneri Hahn dhe kreu i qeverisë së Tiranës, ato duhet të kthehen në ura lidhëse mes popujve, të cilët në të shkuarën kanë përjetuar përplasje të forta etnike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *