Subscribe

Guvernatori i Bankës Qëndrore Genti Sejko sugjeron se që duhet të ketë tavan lidhur vleren e përgjitshnme të kontratave me partneritet publike private.

 

Edhe pse për vitin 2022 shpenzimet për këto kontrata janë brenda kufirit të lejuar, kreu I bankës sugjeron se një kufi I tillë, do të sillte një kontroll më të mirë të rrezikut që ato paraqesin mbi financat publike.

 

 

Banka e Shqipërisë sugjeron përfshirjen e tavaneve ligjore afatgjata mbi vlerën e përgjitshme të kontraktuar të PPP-ve. Ky rregullim do të ishte një element plotësues I kontrollit të rrezikut potencial që PPP mund të kenë mbi shëndetin e finacave publike. –tha Sejko.

 

 

Duke dhënë opinionin e saj lidhur me buxhetin e shtetit për vitin që vjen, Banka Qëndrore sugjeron që të ketë një përzgjedhje më të mirë të projekteve që realizohen.

 

 

Banka gjykon se procesi I përzgjedhjes së projekteve të investimeve mund të përmiresohet më tej, nëpërmjet adoptimit të një strukture formale të vlersimit të rentabilitetit të tyre në kohë.

 

 

Qeveria në mandatin e tretë parashikon të kryejë disa investime madhore në porte, aeroporte, tunele apo dhe hidrocentrale.

 

 

Por shumë prej ekspertëve janë të mendimit se ato mund të spostohen në kohë pasi ka ende projekte më emergjente dhe më me efektivtet që mund të realizohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *