Greqia mbështet Shqipërinë për çeljen e negociatave të pranimit me Bashkimit Europian. Këtë e bëri të ditur ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dhendhias. Por sipas kryediplomatit grek të drejtat e minoritetit mbeten kusht i pandryshueshëm.

 

Nikos Dhendhias: Ne do të donim që të dy vendet të ecnin përpara, ky është realiteti, ky është interesi i tyre, i Greqisë dhe I Evropës. Por Shqipëria duhet të plotësojnë kushtet. Kryeministri Mitsotakis u takua me Z. Rama në New York dhe i bëri të qartë çështjen e Vetëdeklarimit të pakicës Greke. Ky nuk është pretendimi i Greqisë ndaj Shqipërisë, është një e drejtë themelore e njeriut. Kryeministri Mitsotakis i shpjegoi Ramës qartë se e drejta e pronës, nuk ka të bëjë me mosmarrëveshjet Greqi-Shqipëri, por me të drejtat themelore të njeriut dhe legjislacionin evropian.

 

Në lidhje me minoritetin, Dhendhias u shpreh se pakica greke shërben si një urë lidhësE mes dy vendeve.

 

Nikos Dhendhias: Për ne te drejtat e minoritetit janë “kushtëzim” i pastër, Pala shqiptare ka bërë një kompromis me ne, por nuk mjafton. Shqiptarët të mos mendojnë se Greqia u shkakton atyre probleme, por të mendojnë se është mirë për shoqërinë shqiptare. Pakica Greke mund të jetë lidhja më e mirë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Por Shqipëria, qeveria shqiptare, duhet të përqafojë pakicën, ata janë qytetarët e saj në fund të fundit.

 

Sa i takon çështjeve te mbetura pezull mes dy vendeve nga qeveria e mëparshme e Aleksis Tsipras, ministri i jashtëm theksoi se për marrëveshjen detare do të rifillojnë bisedimet pas vendimit për negociatat.

 

Nikos Dhendhias: Mund të fillojmë nga bazat, të krijojmë një klimë të mirë dhe shqiptarët të fillojnë me seriozitet negociatat. Marrëveshja detit ishte dakordesuar nga qeveria Karamanlis në atë kohë, dhe nga znj, Bakoyannis. Shqiptarët u siguruan që ta hidhnin në erë. Nuk ishte sjellje shumë e mirë nga ana e tyre, por do ta fillojmë gradualisht. Me Shqipërinë ende nuk kemi krijuar parametrat e nevojshme për marrëveshjen e detit. Jemi miq të tyre, thjesht shqiptarët duhet ta kuptoje këtë.

 

Kryeministri Edi Rama do të takohet në fund të muajit tetor në Athinë me homologun e tij Kiriakos Micotaqis.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *