Greqia ka vendosur të mbajë mbyllur kufijtë për turistët shqiptarë. Duke filluar nga data 1 korrik, në Greqi kanë të drejtë që të hyjnë të gjithë banorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu ekziston mundësia e hyrjes për shtetasit nga vendet e treta që kanë leje qëndrimi në Greqi, si dhe për punonjësit e shëndetit dhe studiuesë, kujdestarë të të moshuarve, punonjës në pikat kufitare, punëtorët sezonalë në bujqësi, personeli i punësuar në sektorin e transportit, përfshirë marinarët, personelin diplomatik, personelin e organizatave ndërkombëtare, personelin ushtarak, punëtorët e ndihmave humanitare gjatë ushtrimit të detyrave të tyre. Pasagjerë për transport, pasagjerë per arsye familjare, student.

Pas rekomandimit evropian, Greqia zgjeron mundësinë e hyrjes në vend për banorët e përhershëm të vendeve të treta: Algjeria, Australia, Xhorxhia, Japonia, Kanada, Maroku, Mali i Zi, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, Ruanda, Serbia, Uruguaji, Tajlanda, Tunizia, Kina.

Për të vërtetuar vendbanimin e tyre, shtetasit e vendeve të treta mund të paraqesin lejen e tyre të qëndrimit, lejen e punës dhe kartën e identitetit.

Nga 1 korriku, është e mundur të kryhen fluturime ndërkombëtare në të gjitha aeroportet në Greqi. Fluturimet direkte nga Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia nuk lejohen, ndërsa të gjitha fluturimet e tjera direkte janë të lejuara.

Në pika kufitare me Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Turqinë, kalimet lejohen vetëm për arsye thelbësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *