E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vendimi i Hagës, qytetarët sërish në protestë në Prishtinë

Edhe përgjatë mbrëmjes së sotme, qytetarët kanë dalë sërish në Prishtinë për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është nata e gjashtë që qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbeu” dhe protestojnë kundër vendimit të marrë në Hagë, ku u dënuan me 81 vite burg katër ish-komandantët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në mesin e protestuesve ka edhe qytetarë nga diaspora, të cilët kanë udhëtuar drejt Kosovës për t’iu bashkuar tubimeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.