Vendi
Greqia i heq shtetësinë Jorgo Goros, veproi kundër interesave të vendit

Kryetarit të Bashkisë së Himarës Jorgo Goro i është hequr shtetësia greke.
Vendimi është firmosur nga Ministri i Brendshëm grek Panos Skurletis. Sipas këtij vendimi të publikuar në fletoren zyrtare, ai bazohet në nenin 17 paragrafi 1 pika B të ligjit për shtetësinë.
Reklamë
Sipas këtij neni, shtetësia greke hiqet në rastet kur shtetasi grek, i cili jeton jashtë Greqisë, vepron pro atij vendi dhe kundër interesave të Greqisë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




