Një i ri shqiptar është ndaluar nga policia në Janinnë të Greqisë. Mediat greke bëjnë me dije se 33-vjeçari u pikas nga policia duke lëvizur në Janinë gjatë pasditës së të dielës dhe pas verifikimeve në rajon u konstatua se ai kërkohej nga autoritetet italiane.

Ai akuzohet në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope, vepër për të cilën rrezikon deri në 20 vite burg.

Shqiptari është dërguar në Prokurorinë e Apelit në Janinë në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij në drejtim të Italisë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *