Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e grabitjeve.

 

Sipas mediave italiane të arrestuarit janë, Meritan Tasha, 22 vjeç, Kostandin Cera, 34 vjeç, Adem Bodini, 27 vjeç, të gjithë të paligjshëm në territorin italian, dhe Mensur Daci, 32 vjeç.

 

Fillimisht mësohet se  policia vuri re katër shqiptarët brenda një makine, të cilët po ecnin në mënyrë të ngadalësuar pranë shtëpive private. Duket se ka qenë sjellja e dtyre e dyshimtë që ka tërhequr vëmendjen e agjentëve të policisë, të cilët arritën të gjenin makinën dhe e ndoqën me distancë të largët.

 

Ndërhyrja e policisë nuk u prit mirë nga katër shqiptarët të cilët arritën edhe të godisnin agjentët e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *