Grabitet një dyqan celularësh në qendër të Gjirokastrës.

 

Sipas policisë persona ende të paidentifikuar kanë hapur kasafortën dhe kanë marrë të gjitha paratë që ndodheshin aty, uniformat blu bëjnë me dije se nuk dihet vlera e vjedhur.

 

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit, ndërsa grabitësit janë larguar menjëherë me makinë.

 

Për të mos lënë gjurmë gishtash, grabitësit kanë përdorur doreza.

 

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë të dyqanit, ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e dhe kapjen e autorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *