E shtunë, 31 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabitësi plagos me armë rojen e një karburanti në Lezhë

Një tentative për të grabitur një karburant në zonën e Lezhës, ka sjell plagosjen rojen e këtij biznesi.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, teksa një grabitës I maskuar dhe I armatosur ka shkuar për të grabitur një karburant por ka hasur në rezistencën e rojës se objektit Martin Prenga.

Reklamë

 

Ky I fundit është qëlluar me plumb në këmbë.

Reklamë

 

Grabitësi mori vetëm 50 mijë lekë të vjetra në karburant ndërsa roja Martin Prenga u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmen mjekësore dhe është jashtë rrezikut.

 

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë me shpresën se mund të gjeje element që të cojnë drejt zbardhjes së ngjarjes.

 

Deri tani per ngjarjen jane shoqeruar ne polici 10 persona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë