Ndaj administratorit të njesisë numër 2 në Tiranë, Elez Gjozës, ka nisur një procedim penal për shkak se që nga viti 2013 ka regjistruar 60-70 persona në kodin e banesës së tij.
Ai ka thënë se ky është një sulm politik pasi me Reformën Territoriale postit të tij i janë larguar shumë kompetenca dhe ai është pa fuqi, sidomos në aspektin e emërimeve e largimeve nga puna.
Kanë qenë dhe jemi në kohën e demokracisë dhe njerëzit regjistrohen ku të duan dhe si të duan. Ka ndryshuar ligjin për gjendjen civile, madje tani jo me kontratë përballë noterit, mjafton të paraqitesh në gjendje civile dhe thua unë jetoj këtu.
të gjitha janë përralla. Unë nuk hap vende pune, vende pune kanë ministria, bashkia e Tiranës dhe nuk kam asnjë të drejtë të fus në punë. Nuk më njihet as firma për të tilla gjëra”, ka thënë Gjoza për “Report TV”.




