397 këmbësor janë gjobitur me nga 10 mijë lekë pasi kishin dalë pa arsye nga shtëpia. Po ashtu janë ndëshkuar edhe 49 drejtues mjetesh, të cilëve iu është hequr leja e drejtimit dhe iu është bllokuar mjeti pasi shkelëen urdhrin e ndalim qarkullimit.
Në Tiranë u arrestuan në flagrancë 2 persona pasi njëri prej tyre ishte duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit ndërsa shoferi tjetër nuk kishte patentë
Policia ndaloi edhe një qytetar në durrës pasi ai po lëvizte gjatë orarit të karantinës duke tentuar të vjedhë një lokal.
Gjithashtu, janë ndëshkuar me gjobë 20 mijë lekë dhe bllokim të mjetit për 3 muaj edhe 2persona të tjerë, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura.
Ndërsa në berat është gjobitur një person me një shumë prej 700.000 lekë pasi kishte 10 ditë që ishte kthyer nga Greqia dhe kishte shkelur karantinën.
Ndërkohë në elbasan policia bashkiake zbuloi një lokal të hapur në kundërshtim me udhëzimet. Pronari dhe personat që u gjetën në lokal ne lagjen aqif pasha u shoqëruan në polici.





