E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

GJKKO rrëzon kërkesën e Breçanit, ish-zv/drejtori i Policisë mbetet në burg

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e Erzen Breçanit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”, në një masë tjetër, me pretendimin se i rrezikohej jeta në qeli për shkak të gjendjes shëndetësore.

Për Breçanin u bënë dy akte nga ekspertët dhe të dyja u rrëzuan nga togat e zeza.

Reklamë

Ai pretendonte se kishte probleme me zemrën dhe se vuante nga klaustrofobia.

Në përfundim, GJKKO vendosi që Breçani të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Ish zëvëndës drejtori i policisë së Tiranës u arrestua në muajin nëntor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “ përkrahje e autorit të krimit” dhe “pastrim parash”.

Përveç Breçanit, me urdhër të SPAK u arrestuan edhe Dedan Gjoni ish shefi i krimeve në komisariatin numër 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati.

Pak ditë me parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e këtyre të fundit për masën e sigurisë.

Në muajin nëntor të vitit 2023, SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku në kërkim janë djali i Erzenit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë