E martë, 20 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: S’ka urgjencë për “Ballukun”! Kryeministri lajmëron ndërhyrje në ligj për pezullimin nga detyra të ministrit

Qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese ndaj çështjes “Balluku” do të bëjë që socialistët të kërkojnë ndryshime ligjore që i japin zgjidhje pyetjes nëse një ministër mund të pezullohet nga detyra apo jo nga gjykata.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ishte vetë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili edhe një herë i qëndroi mendimit se një anëtar i kabinetit të qeverisë, nuk mund të pezullohet thjesht me një vendim gjykate.

Reklamë

Edi Rama: Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.

Sipas Ramës, institucionet e drejtësisë duhet të kalojnë më parë nga Kuvendi për të hetuar funksionarët e lartë.

Reklamë

Edi Rama: Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.”

Ndonëse u shpreh se respekton masën e pezullimit nga detyra, heqja e imunitetit të Ballukut, sipas Ramës për momentin nuk është i nevojshëm.

Edi Rama: E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit. Një shtesë nga ana ime: SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen.

Gjatë mbledhjes me ligjvënësit e majtë, Rama deklaroi se ngërci i kësaj çështjeje i hap rrugën që të kërkojë konsulencë ndërkombëtare juridike në mënyrë që qeveria të veprojë saktë.

Më shumë video

Reklamë