E martë, 20 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protestat në Tiranë, ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë takohen me Bajram Begajn

Ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë kanë takuar pasditen e sotme presidentin e republikës Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave.

Bëhet me dije se fokusi kanë qenë protestat në kryeqytet teksa diplomatët e huaj kanë shprehur qëndrimet e tyre tek kreu i shtetit. Gazetarja e Vizion Plus Mola Luku mëson se pjesë e takimit kanë qenë edhe dy ish presidentët Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi.

Reklamë

Stabilizimi i situatës aktuale duket se ka qenë shqetësimi kryesor ndërsa nuk jepen më tepër detaje.

Gjithashtu ambasadorët kanë kërkuar dhe një zgjidhje politike në mënyrë që të rikthehet normaliteti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.