Forumi për Dialog Politik, juristi: Ja çfarë synon nisma e krijuar

Që prej 13 tetorit, studentët, të mbështetur edhe nga nxënës dhe qytetarë, kanë dalë në protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama dhe kanë kërkuar kushte më të mira në arsim.
Protestës i është bashkuar edhe Forumi për Dialog Politik, një nismë qytetare dhe e pavarur nga partitë politike, e krijuar për dialog dhe bashkëpunim mes aktorëve opozitarë në Shqipëri. Pjesë e kësaj nisme janë pedagogë, juristë, mjek e intelektualë të fushave të ndryshme. Njëri prej tyre është edhe Redi Ramaj, jurist, i cili ishte i ftuar në “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën, ku dha më shumë detaje rreth kësaj nisme.
“Forumi ka pasur një rol bashkues për të pasur një krijim shtetformues. Sa mundësi kemi tia dalim? Do e shohim në vijim.
Sado të ketë parti politike, gjithmonë ka nevojë për ide të reja. Kjo ishte ideja për krijimin e Formuit ër Dialog Politik. Ne nuk mund të rrinim pasiv. Çdo qytetar duhet të përfaqësohet. Ne kemi mjek, pedagogë, juristë në grupim e mund t’i shërbejnë qytetarëve. Ideja kryesore është të japim ide dhe mund të përdoren edhe nga partitë e tjera”, tha Ramaj.




