Subscribe

Zgjatja e afateve të institucioneve të vettingut mbetet prioritet për mazhorancën.

 

Numri dy i partisë socialiste, Damian Gjiknuri kërkoi reflektim në radhët e opozitës me qëllim që ky proces i nisur pesë vite më parë të mos ndalet. Ai tha se ishin vet palët politike ato që u dakordësuan këtë reformë dhe tashmë ajo duhet të vijojë.

 

DAMIAN GJIKNURI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PARTISE SOCIALISTE    

 

Procesi i vettingut ka nisur rrugën e tij. Është proces mbi palët, adreson një problem të ngritur për shkak të skadimit të një afati. Por ka një marrëveshje, ka një reformë të dakordësuar, ka institucione të ngritura të cilat po funksionojnë. Besoj që edhe me reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare ne do të jemi në gjendje t’iu zgjasim jetën këtyre organeve për të cilat kemi rënë dakord. Nuk kemi të bëjmë as me marrëveshje të re politike, as me ndryshimin e ndonjë strukture apo ngrehine kushtetuese e cila rrjedh si dakordësi e palëve politike”

 

Deri më tani opozita ende nuk ka një vendim të qartë nëse do i bashkojë votat me mazhorancën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që zgjasin afatet e organeve të vettingut.

 

Për miratimin e këtyre ndryshimeve duhen 84 vota. E për këtë do jetë Partia Demokratike ajo që do të vendos nëse këto institucione do të vazhdojnë të merren me vlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve edhe për një periudhë tjetër kohore apo kjo gjë do i kalojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *