Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri si dhe Ministri Bushati njwkohwsisht deputet I qarkut Shkodwr inspektuan investimet që po kryhen në segmentin rrugor Melgushë-Mjedë.

 

Në të gjithë gjatësinë prej 7 kilometrash të kësaj rruge po ndërhyhet për vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore në të gjithë gjatësinë e rrugës.

 

 

Drejtori I ARRSH, Afrim Qendro tha se ky eshte një investim që kap vlerën e 500 mijë eurove i cili tashmw ka filluar dhe do tw mbyllet brenda 45 ditëve.

 

 

Ministri Gjiknuri vuri theksin tek gatishmëria e qeverisë për të ju përgjigjur menjëherë kërkesave të komunitetit për ato akse rrugore ku shfaqen problematika.

 

Ndërkaq, ministri Bushati u shpreh se kjo ndërhyrje në infrastrukturë është në vazhdën e të tjera investimeve që qeveria ka ndërmarrë edhe për Bashkinë e Vaut të Dejës.

 

Gjatë ndërhyrjes në Melgushë-Mjedë parashikohet që të kryhet riparimi i shtresave asfaltike në pjesët e dëmtuara; vendosja e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore në gjatësinë e rrugës, vizimi i ri termoplastik, instalimi i barrierave mbrojtëse, instalimi i delineatorëve, rifreskimi i sinjalistikës horizontale e vertikale ashtu sikurse riparimi i kanaleve të drenazhit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *