300 kg lëndë narkotike kanbis sativa u gjet gjetur këtë të mërkurë nga policia e Korçës, ndërsa janë shoqëruar në komisarit dy persona. Droga u gjet në çatinë e një ndërtese në fshatin Vithkuq. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi edhe dy armë zjarri.

 

Më herët një parcelë me 168 fidanë kanabis u zbulua nga policia në Malësinë e Madhe, ndërsa është shpallur në kërkim kryeplaku i fshatit. Sipas uniformave blu, ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe per inspektorin e shërbimit pyjor, pasi mbi ta rëndon akuza për “moskallëzim krimi”. Fidanët e kanabisit ishin mbjellë në një faqe mali të pyllëzuar. Trafikantet i kishin ndarë parcelat në formë brezaresh dhe i kishin mbjelle fidanët në shishe plastike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *