Subscribe

Dalja e parë publike e Partisë Demokratike për këtë vit natyrshëm kishte një slogan, largimin  e qeverisë Rama.

 

Sekretar për Çështjet ligjore, në PD Çlirim Gjata është shprehur  Rama dhe qeveria e tij vjedhin shqiptarët për të pasuruar oligarkët, klientët dhe financuesit e  tyre.

 

“Arsyeja që na bashkon në këtë urim të fillimvitit është e thjeshtë: Edi Rama dhe qeveria e tij vjedhin shqiptarët për të pasuruar oligarkët, klientët dhe financuesit e  tyre. Buxheti 2020 me 150 milionë dollarë pagesa për 10 oligarkë nuk është prova e vetme se motivimi kryesor i qeverisjes së Edi Ramës  është vetëm zhvatja dhe grabitja e qytetarëve  për interesa korruptive.”

Korrupsioni eshte arsyeja kryesore pse opozita kerkon largimin e qeverise rama. Sekretari per ceshtjet ligjore cilirim gjata shhfrytezoi nje raport per koncesionet te ministrise se financave per te akuzuar qeverine ne lidhje me kontraten e check up.

 

“Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it. Një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera. Fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro. Partia Demokratike e ka denoncuar që prej fillimit këtë kontratë korruptive të miratuar nga qeveria e Edi Ramës, sipas të cilës financuesja e Partisë Socialiste duhet të paguhet nga paratë e shqiptarëve për 475 mijë kontrolle në vit, pavarësisht numrit shumë  më të ulët që realizohet në të vërtetë. Janë 8.5 milionë euro , të cilat, në vend t’i bëheshin dhuratë për të pasuruar  një prej oligarkëve të Edi Ramës, mund të ishin përdorur për të zbutur varfërinë në  vend. Me 290 mijë shqiptarë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë, 8.5 milionë euro vjedhje vetëm me 1 koncesion, janë mesazhi më i qartë se qeveria e Edi Ramës nuk ka prioritet mirëqenien e shqiptarëve, nuk ka prioritet rritjen e pagave dhe pensioneve, nuk do t’ia dijë për mbylljen e vendeve të punës. Për Edi Ramën rëndësi ka pasurimi i paligjshëm i një grupi oligarkësh, me të cilët po grabit paratë dhe pasuritë e tjera të vendit.”


Opozita ka premtuar se do ta anulloje kete koncesion dhe koncesionet e tjera korruptive sapo shqiptaret ti besojne qeverisjen e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *