E diel, 25 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Gjashtë Sekretarë Shteti në Tiranë, dëshmi e marrëdhënieve të forta mes SHBA dhe Shqipërisë

Në më shumë se tre dekada, Shqipëria është vizituar nga gjashtë sekretarë amerikanë të shtetit.  Prania e diplomatëve më të lartë të shteteve të bashkuara në Tiranë, dëshmon  marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve.

James Baker, ishte i pari Sekretar shteti që vizitoi Shqipërinë. Ai erdhi më  22 qershor 1991, kur Shqipëria ishte në hapat e para të pluralizmit. Mijëra qytetarë shqiptarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për  të dëgjuar mesazhin e Sekretarit amerikan, se “Liria funksionon”

Reklamë

Vizita e dytë ishte ajo e Madeleine Albright, në një kohë të vështirë për shqiptarët, pasi përballeshin me pasojat e luftës në Kosovë. Më 19 Shkurt 2000, zonja Albright vlerësoi rolin e shtetit dhe qytetarëve shqiptarëve gjatë krizës së Kosovës.

Më 2 Maj 2004, ishte Colin Powell që mbërriti në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ajo konsiderohet si pika e startit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO pasi nënshkroi Kartën e Adriatikut, bashkë me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë  dhe Kroacisë.

Reklamë

Hilary Klinton është i treti Sekretari amerikan Shteti që vizitoi Shqipërinë. Në vizitën e saj disa orëshe ajo u takua me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare. “SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para të Pavarësisë dhe do të qëndrojnë me ju edhe për 100 vjet të tjera”. – deklaroi Sekretarja Clinton në Parlamentin shqiptar.

Në 14 shkurt 2016,  në Tiranë u ul avioni i Sekretarit amerikan John Kerry, në një vizitë që përkoi me 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Praninë e radhës dhe të gjashtën deri më tani, të një sekretari shteti në Shqipëri, e shënoi Antony Blinken. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë