Subscribe

Te shtunën 104 mije demokrate do t’u drejtohen kutive te votimit për te zgjedhur kryetarin e Partisë Demokratike mes dy kandidateve kryetarit aktual Lulzim Basha dhe ish-kreut te PD Eduard Selami. Ne korridoret e selisë se PD jane gati 73 kutite e votimit qe do te shpërndahen ne çdo dege te partisë se bashku me listat e anëtareve dhe fletën e votimit e cila tashme është printuar dhe i pari është renditur Lulzim Basha dhe i dyti Eduard Selami.

 

Por procesi i 22 korrikut duket se përballet me dy sfida; e para lista e votuesve dhe e dyta pjesëmarrja. Kreu i komisionit te organizimit Jemin Gjana i është kundërpërgjigjur akuzave qe kane ardhur nga Patozi, Topalli e Mustafaj per listën e anetaresise se PD.

 

Por ne kushtet kur disa prej figurave me te rëndësishme te PD nder vite jane grupuar kundër kesaj gare si nje farse duke i meshuar bojkotit, nje prej pikave me delikate mbetet pjesëmarrja. Kjo e premte ka qene heshtje zgjedhore per dy kandidatet Basha e Selami dhe vetëm Lulzim Basha është pare te hyje ne selinë e Partisë Demokratike 24 ore para se anëtaret e PD te vendosin per fatin e mandatit te tij te dyte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *