Subscribe

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka bërë të ditur këtë mërkurë se, Gent Strazimiri, deputet i Partisë Demokratike e ka dorëzuar armën e tij dy ditë pas protestës së opozitës tek liqeni. Por menjëherë pas deklaratës së ministrit ka reaguar vete deputeti. Gent Strazimiri, është përgjigjur në Facebook duke thënë se nuk i ka shkuar asnjë njoftim, dhe se ai nuk ka dorëzuar asnjë armë. Ndërkohë, Tahiri shfrytëzoi rastin t’u drejtohet të gjithë zyrtarëve që deri më sot nuk kanë dorëzuar armët, ta bëjnë nje hap te tille, sepse sipas tij ato nuk i duhen askujt. Për me tepër qe legjislacioni aktual e ndalon armëmbajtjen. Këto deklarata Ministri i Brendshëm i bëri pas takimit me drejtuesit e Policisë së qarqeve. Teme e  diskutimeve ishte lufta kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kriminalitetit. Një ditë më parë, u denoncuan nga policia e kryeqytetit në Prokurori, 9 deputet te opozitës, te cilët kundërshtuan uniformat blu ne tubimin e ditës së hënë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *