Subscribe

Një nga marrëveshjet e rëndësishme të nënëshkruara këtë të premte mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ishte ajo për krijimin e fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës.

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj tha në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” se grupi teknik i kësaj marrëveshje do të ngarkohet me dy detyra: sa do të jetë shuma e këtij fondi dhe si do të përcaktohet procedura.

Ndërhyrja e Shqipërisë dhe Kosovës për ta mbështetur financiarisht Luginën e Preshevës, sipas Cakajt, nuk është vetëm një detyrë kombëtare, por edhe një veprim i domosdoshëm politik.

“Ministritë e Jashtme të dy vendeve kanë vendosur nënshkrimin e një marrëveshje që mundëson përfundimisht themelimin e fondit ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës. Me këtë marrëvëshje do të krijohet grupi teknik që do të ngarkohet me dy detyra. Nga njëra anë do të bëhet vlerësimi i prgjithshëm, sa do të jetë shuma e këtij fondi, si dhe do të përcaktohet proceduar dhe mënyra e ndarjes së mjeteve.  Me mbylljen teknike të këtij grupi, do të merren të gjitha masat e nevojshme për të themeluar për herë të parë fondin e përbashkët ndërshtetëror në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Lugina është rajoni më i pazhvilluar në Serbi, me shumicë shqiptare. Shqipatrët e Luginës së Preshevës janë pakica kombëtare me e nënpërfaqësuar në rajon. Ndërhyrja e Shqipërisë dhe Kosovës për ta mbështetur financiarisht, nuk është vetëm një detyrë kombëtare, por një veprim i domosdoshëm politik.”

Cakaj theksoi se pritet të hapet për herë të parë në qytetin e Bujanocit edhe Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë.

“Vendimi për krijimin e fondit vjen pas një punë tepër intensive që kemi bërë në funksion të konsolidimit të marrëdhënies me shqiptarët e Luginës së Preshevës; duke filluar nga marrja  e përgjegjësive për finacimin e Këshillit Kombëtar Shqipëtar, marrvëshjen për 25 tekstet shkollore dhe vendimi i dy qeverive për dhurimin falas të të gjitha teksteve shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptare të Luginës së Preshevës. Jemi në pritje të marrjes së përgjigjes pozitive për të hapur për herë të parë Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në qytetin e Bujanocit. Kemi krijuar për herë të parë koalicionin e unitetit të të gjitha partive shqiptare atje, që është dëshmi se mund të ketë shumë parti shqiptare në shërbim të pluralizimit për qeverisjen vendore.  Mandati i grupeve të punës do të jetë më pak se 1 vit. “Kanë nevojë për një platformë të unitetit, si dhe duhet të sillen ekskluzivisht me një platform politike karshi Serbisë. Me këtë kemi punuar.”

I pyetur se cilat jane nevojat kryesore që kanë sot shqiptarët e Luginës, diplomati nënvizoi se nevojat nuk do t’i përcaktojë Shqipëria dhe Kosova, por do të zhvillohet një proces konsultimi me autoritetet vendore të Preshevës, Bujanocit dhe përfaqësuesve shqiptarë në Medvegjë.

Ministri u shpreh se fondi ndërqeveritar do të jetë i përhershëm dhe do të ndryshojë sipas nevojave.

“Ne do të fokusohemi edhe në projekte që kanë të bëjnë me arsimin dhe forcimin e identitetit kombëtar Unë nuk jam këtu për të përjashtuar asnjë fushë të mundshme. Nevojat e shqiptarëve atje nuk do t’i përcaktojë Shqipëria dhe Kosova, por do të behen në një proces konsultimi të ngushtë me autoritetet vendore të Preshevës, Bujanocit dhe përfaqësuesve shqiptarë ne Medvegjë, sepse ata jetojnë në atë hapësirë dhe i dinë shumë mirë nevojat e tyre. Marrëveshja e sotme nuk ka asnjë kufizim, qasje përjashtuese.  Vullnetin tonë për ta mbështetur Luginën duhet ta shndërrojmë në një makro-plan të strukturuar, ku përfshihen të gjitha çështjet, nga arsimi në shëndetësi dhe çështje të tjera. Kjo do të bëhet përmes fondit ndërshtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Do të jetë një fond permanent, por shuma do të ndryshojë sipas nevojave. Ka marrëveshje që nuk janë zbatuar; por shumica e marrëveshjeve janë zbatuar ose janë në proces zbatimi.”

Në përfundim të fjalës së tij, Cakaj tha se marrëveshjet mes dy qeverive duhen parë në kuadër të përpjekjeve për të shteruar të gjitha çështjet me interes të ndërsjelltë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *