Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas thirrjes së ambasadores Yuri Kim që të marrin kartat e reja të identitetit.

Në një postim në “Twitter”, Bardhi shkruan se pajisja me dokumentin e identifikimit është i domosdoshëm, ndërsa e konsideroi një akt patriotik për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

“Pajisja me ID është akt patriotik për të larguar nga Shqipëria virusin “Rama” që na ka shkatërruar ekonominë. Identifikimi biometrik është i domosdoshëm. T’i japim shpresë vendit! Pajisuni me ID! Bëhuni pjesë e ndryshimit!”

Kim tha se ky proces nuk duhet vonuar me qëllim që qytetarët të mos kenë probleme me votimin në 25 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *