Shtetet e Bashkuara kanë një numër jashtëzakonisht të lartë të personave të prekur nga koronavirusi. Në rang botëror janë janë 2 milionë e 471 mijë të preur nga të cilët 768 janë në Amerikë.

Ndërkohë edhe numri I victimave në SHBA është shumë I lartë plot 42 mijë e 250 ndërkohe ose rreth 23% e shifrës globale e cila është në total 171 mijë.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha të hënën se mund të duhen javë në mos muaj para se qyteti më i populluar i vendit të rihapet, për shkak të mungesës së testimeve masive, edhe pse zyrtarët në shtete të tjera kanë filluar të heqin gradualisht kufizimet.

De Blasio, qyteti i të cilit është në epiqendrën e krizës së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, tha se Nju Jorku duhej të bëjë qindra mijëra testime në ditë dhe të shohë rënie të mëtejshme të shtrimeve në spital, para se të rihapë ekonominë.

Përvec Italisë, Spanjës, Anglisë dhe Francës që janë vendet më të goditura në botë e ku numri I viktimave po bie tashmë, shifra të larta vdekjesh këtë të hënë ka pasur edhe në Brazil ( 383), Turqi ( 123), Belgjike ( 145), Gjermani ( 64), Irland (77) dhe Kanada (93).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *