Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
04 May 2026
Vizion fokus

SHBA në bisedime me Iranin, Witkoff: Po diskutojmë për...

Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania:...

Berisha reagon për aksidentin e rëndë në Durrës: Një...

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në...

Kredia e bashkisë për të pastrehët, dy detajet që...

Nëse keni mbi 250 punëtorë, jeni biznes që nuk...

Dyfisho ndërmarrjen tënde, çfarë parashikon skema më e re...

Aksidenti në Durrës, reagon Rama: Tragjedi e pangushëllueshme! Zoti...

Tragjedia në Durrës, Begaj: I tronditur për aksidentin e...

Aksident tragjik në Turqi, përmbyset autobusi, katër viktima dhe...

Garda Revolucionare e Iranit: Raketat kishin objektiv zyrën e Netanyahut

2 Mars 14:40

Përplasja e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin ka hyrë në ditën e tretë, duke shënuar një përshkallëzim dramatik të tensioneve në rajon.

Izraeli ashpërsoi sulmet, përfshirë edhe ato ndaj militantëve të Hezbollahut, duke shkaktuar mbi 30 viktima dhe mbi 140 të plagosur.

Tre avionë luftarakë amerikanë u qëlluan aksidentalisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit. Qeveria e ka pranuar incidentin dhe ka ofruar mbështetje për vazhdimësinë e operacionit.

Garda Revolucionare e Iranit pretendon se sulmet e saj të fundit me raketa kanë pasur si objektiv zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe selinë e komandantit të Forcave Ajrore të Izraelit.

Autoritetet amerikane konfirmuan se tre ushtarë amerikanë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë gjatë sulmeve të fundit, duke shënuar humbjet e para të konfirmuara nga ana e SHBA-së që prej nisjes së operacionit.

Presidenti Donald Trump u zotua të dielën se do të “hakmerret” për vdekjen e tre ushtarakëve amerikanë.

“Si një komb i vetëm, ne vajtojmë për patriotët e vërtetë amerikanë që kanë bërë sakrificën përfundimtare për kombin tonë. Edhe pse vazhdojmë misionin e drejtë për të cilin ata dhanë jetën e tyre, ne lutemi për shërimin e plotë të të plagosurve. Amerika do të hakmerret për vdekjet e tyre dhe do t’u japë goditjen më ndëshkuese terroristëve.”

Presidenti Trump u shpreh se e eliminoi Ajatollah Khamenein sepse lideri suprem e kishte kërcënuar më pare.

“E kapa atë para se ai të më kapë mua. Ata u përpoqën dy herë. Epo, unë e kapa i pari.”

Nga ana tjetër, mediat shtetërore iraniane raportojnë mbi 500 viktima, nga të cilët 165 u vranë në një shkollë fillore për vajza.

Udhëheqësit amerikanë kanë deklaruar se operacionet do të vazhdojnë derisa të arrihen objektivat strategjikë, ndërkohë Gjermania, Franca dhe Britania do të bashkëpunojnë me SHBA-në.

Vrasja e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Khameneit, ka shtuar spekulimet për tradhti nga brenda qeverisjes së regjimit të Teheranit. Mediat kanë ngritur dyshime se njëri nga gjeneralët e lartë, i rekrutuar nga shërbimi sekret izraelit, mund të ketë treguar vendodhjen e saktë të Khameneit.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran Izrael

Nga e njëjta kategori

SHBA në bisedime me Iranin, Witkoff: Po diskutojmë për t’i dhënë fund luftës

më shumë...

Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

më shumë...

Berisha reagon për aksidentin e rëndë në Durrës: Një tragjedi e vertetë!

më shumë...

Nëse keni mbi 250 punëtorë, jeni biznes që nuk përfitoni nga garancia shtetërore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:12

SHBA në bisedime me Iranin, Witkoff: Po...

10:22

Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane...

9:44

Berisha reagon për aksidentin e rëndë në...

9:11

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi...

8:42

Kredia e bashkisë për të pastrehët, dy...

8:27

Nëse keni mbi 250 punëtorë, jeni biznes...

8:00

Dyfisho ndërmarrjen tënde, çfarë parashikon skema më...

7:39

Aksidenti në Durrës, reagon Rama: Tragjedi e...

7:31

Tragjedia në Durrës, Begaj: I tronditur për...

6:50

Aksident tragjik në Turqi, përmbyset autobusi, katër...

6:45

Tjetër ngjarje e rëndë në Durrës, turisti...

6:33

Sulmohet një anije që transportonte mallra me...

6:22

Izraeli miraton marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve...

6:06

Natë e përgjakshme në Ukrainë, shkon në...

5:51

Përplasjet e Trump me Papa Leonin XIV,...

5:13

Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin,...

4:32

Agjenda/ Rama drejt Armenisë, merr pjesë në...

4:01

Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa...

3:27

Përplasi për vdekje dy të miturit në...

3:02

E rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin...

Më të klikuarat

  • Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici:...
  • Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • Përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës, arrestohet shof...
  • Aksidenti në Durrës, reagon Rama: Tragjedi e pangushëllueshm...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.