Komisioni i ngritur ne Ministrinë e Kulturës ka përzgjedhur dy emra per kreun e Teatrit Kombëtar te Operas dhe Baletit, mes gjashte kandidateve qe depozituan dosjen. Dy finalistet janë Zana Çela dhe Josif Gjipali. Anëtaret e komisionit kane bere vlerësimet ne baze te platformave te shpalosura nga kandidatet. Tashme i takon kryeministrit Edi Rama te vendose se cili do te jete pasuesi i Ilir Kernit ne krye te TKOB. Pritet qe emërimi i drejtorit te ri, te behet ne mbledhjen e ardhshme te qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *