E premte, 23 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës, kush do të jetë kandidati përballë Ogerta Manastirliut? Si përgjigjen të ftuarit në QUO VADIS

Kush do të jetë kandidati përballë Ogerta Manastirliut në garën e madhe për Bashkinë  e Tiranës? Ishte kjo pyetja që drejtoi moderatorja Pranvera Borakaj në studion e QUO VADIS  në Vizion Plus.

Gazetari Arbër Hitaj tha se do të dëshironte të shihte një duel zonjash, teksa nënvizoi se Partia Demokratike duhet të zgjedhë një emër që të flasë përtej oborrit të tyre.

Reklamë

Ndërkohë anëtari i Këshillit Bashkiak të PL, Genc Gjokutaj u shpreh se përcaktimi i formulës do të sillte edhe emrin e opozitës.

Avokati Altin Kaziaj tha se qytetarët e Tiranës, nuk duhet të jenë naiv, duhet t’a shohin votën me lupë.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Hitaj: Struktura është më e fortë tek PS. Nuk kanë pasur probleme, kanë një shtrirje më të mirë, janë në pushtet prej kohësh.

Borakaj: Pse dukej e pakënaqur Ogerta?

Hitaj: Nuk më dukej ashtu.

Gjokutaj: Ishte aktrim.

Hitaj: Gjithë beteja që opozita ka në këto zgjedhje është emri. Një emër që flet përtej oborrit të PD. Tabaku, sfidat i merr vetëm në kushte mbijetese. Nuk do të dalë nga komforti. Alimehmeti, një emër shumë i mirë. Nuk do doja ta ezauronim deri tani.

Borakaj: Bardhi është opsion?

Hitaj: Bardhi merr përsipër sfida pa rrezikuar gjë. Nuk është nga ata njerëz që kërkon beteja ku edhe mund të humbasë. Ai më shumë ka marrë se ka dhënë. Dëshira ime do ishte që të shihja një duel zonjash.

Gjokutaj: Një aleancë e gjithë forcave opozitare dhe jo politike që të mbledhë gjithë votat mund ta bëjë të mundur një përmbysje të rezultatit. Votimi nuk është vetëm votë, është besim, shpresë.

Borakaj: Kush mund të jetë emri?

Gjokutaj: Formula që do të përcaktohet do të sillte emrin. Formula që do të dalë kësaj radhe e opozitës, duhet të japë shpresë dhe të jetë fituese.

Kaziaj: Formula është e thjeshtë. Pavarësisht emrit që do japë opozita, t’a shohin me lupë votën e tyre para se ta hedhin. Një pjesë e mirë e tyre ndodhen pas hekurave. Qytetarët e Tiranës nuk mund të jenë naivë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë