Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish këtë të mërkurë foto nga takimi elektoral i Lulzim Bashës në Korçë, ku shfaqet mes dhjetëra simpatizantëve, në një kohë jo të zakonshme.

Sipas Ramës, lideri demokrat po kërcënon shëndetin e njerëzve për interesin e fushtës.

Ai ka edhe një lutje për të gjithë mbështetësit e Bashës, te cilët marrin pjesë në këto takime. Rama uron që ata mos të përfundojnë nëpër spitalet COVID.

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.  Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku *Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv. (Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *