Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj nuk do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet në vijim. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi për shkarkimin e saj këtë të premte.

Aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, Beçaj u penalizua për shkak se nuk kishte përmbushur kriterin ligjor të dorëzimit të deklaratave në kuadër të procesit të rivlerësimit.

Sipas trupës gjykuese, ajo nuk ka patur aryse madhore që ta pengonte për të përmbushur detyrimin e saj, në kuadër të procesit të rivlerësimit.

“Mosparaqitja e deklaratave apo e kërkesave, sipas përcaktimeve ligjore shkakton humbjen e cilësisë apo statusit të subjektit të rivlerësimit dhe passjell pamundësimin e Komisionit për kryerjen e procesit të rivlerësimit për këtë subjekt, me pasojat që rrjedhin nga dispozitat kushtetuese të parashikuara në nenet: D, pika 5; Dh, pika 4 dhe E, pika 5 të Aneksit të Kushtetutës”, tha relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj gjatë seancës dëgjimore.

Ndërsa gjyqtarja Shpresa Beçaj nga ana tjetër pretendoi se nuk mund të merrej një vendim përfundimtar për çështjen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *