Ky është momenti i fundosjes së një anije me mbi 500 emigrantë në bord në detin Mesdhe. Për pasojë, të paktën 30 emigrante janë mbytur në dy incidente të ngjashme, ndërsa qindra të tjerë janë evakuuar nga deti dhe ajri. I grithe operacioni është filmuar nga anijet italiane të kufirit. Ndërkohë në aksidentin tjetër, rojet italiane kanë arritur të shpëtojnë një vajzë një muajshe nga Nigeria. Fotoja e vajzës me emrin Favour ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare. Ajo është dërguar në Lampeduza dhe po mbahet nën trajtim. E ëma e saj shtatzëne ishte nje nder emigrantet e mbytur. Kohet e fundit pas mbylljes se rrugës ballkanike dhe marrëveshjes se BE-se me Turqinë, emigrantet kane devijuar destinacionin për ne Itali, duke udhëtuar përmes detit Mesdhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *