Subscribe

Minister franceze e Punëve të Jashtme Amélie de Montchalin shpjegoi në detaj qëndrimin e vendit të saj sa i takon procesit të zgjerimit të BE dhe vendimit për hapjen ose të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në intervistën dhënë pas përfundimit të takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, të martën pasdite ne Luksemburg, Amélie de Montchalin deklaron se Franca është e prere në qëndrimin e saj se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të përmbushin kriteret e përcaktuara në vitin 2018 në mënyrë që të këto vende të hapin negociatat me BE-në.

 

Ajo shtoi se disa reforma nuk janë pëmbushur plotësisht nga këto vende. Megjithatë kryediplomatja franceze deklaroi se vendi i saj dhe Holanda nuk kanë vendosur kushte të reja. në intervisten e zbardhur nga Vizion Plus, Amélie de Montchalin deklaron se askush në mbledhjen e Ministrave te Jashtëm të BE-se nuk tha një “JO” për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nga ana tjetër nuk pati një vendim, i cili në fakt do të merret në datë 18 nga shefat e qeverive të vendeve të BE-së dhe nga këshilli i Europës.

 

Ministrja franceze tha se qeveria e Francës mbështet prespektiven europiane të këtyre vendeve por nga ana tjetër nevojitet përmbushje e kritereve, dhe kjo sipas Amélie de Montchalin nuk është aspak dashakeqësi., raporton Vizion Plus.

 

 

Patëm një diskutim shume konsensual, shume pozitiv, mbi perspektiven europiane te Ballkanit. Te gjithe ne qe ishin ne tryeze konfirmuam angazhimet meparshme duke afirmuar pespektiven europiane të vendeve te Ballkanit. Ne vijim patem nje diskutim kompleks pasi disa vende kishin nje qasje te ndryshme nga disa te tjera. Franca ka nje qendrim te qarte qe do te thote se kriteret e fiksuara ne 2018 duhet doemos te permbushen nga Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut. E fjala eshte per reforma qe ende nuk jane realizuar plotesisht. Ajo qe eshte e qarte eshte se ne patem nje konsensus per pespekltiven europiane të ballkanit dhe se reformat jane gjithashtu te nevojshme ne te dyja vendet per te permbushur keshtu kriteret e vëna në 2018. Duhet të bëhet e qarte se Franca dhe vendet e uleta nuk kane vendosur kushte te reja. Tashme diskutimi do të kaloje tek shefat e shteteve anetare te BE, dhe Keshilli do te marre vendim perfundimtar. Nuk patem nje vendim. Askush nuk tha nje JO. Qendrimi i Frances eshte i qarte, duhet te kete nje perspektive europiane te ketyre vendeve, por duhet vetem qe reformat e vendosura ne 2018 te zbatohen. Nuk pati konsensus pasi patem qasje te ndryshme mbi kete ceshtje. Por diskutimi në këtë javë pritet të bëhet më i qarte. Në këtë stad, ne kemi nje pozicion qe besojme se i jep një mesazh kredibiliteti bashkimit europian. Pra qartesisht duam permbushjen e kritereve. Nuk ka asnje dashakeqesi, asnje shenje agresiviteti nga ana jone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *