Franca ka lehtësuar masat anti-COVID, duke lejuar shkollat dhe turizmin të “marrin frymë” më lirisht. Fëmijët janë kthyer në klasa në të gjithë vendit dhe është hequr ndalimi i udhëtimit për familjet.

 

Qytetarët tani mund të udhëtojnë më larg se 10 km nga shtëpia e tyre dhe të shkojnë kudo në Francë, pa nevojën e një formulari dhe një arsyeje të vlefshme për të lëvizur. Megjithatë, ngelet në fuqi shtetrrethimi gjatë natës, nga ora 19.00 deri në 06.00, në të gjithë vendin. Në rast shkeljeje, qytetarët gjobiten me 135 euro. Sa i takon rikthimit në shkolla, në klasa duhet të vazhdojë të ruhet distancimi.

 

Sipas planit të qeverisë, faza tjetër e lehtësimit do të fillojë në 19 maj, kur ora e ndalimit të qarkullimit do të shtyhet përsëri në orën 21:00, do të rihapen kafene dhe restorante që ofrojnë shërbim në natyrë dhe spektatorët do të lejohen të kthehen në vendet sportive. Bashkë me restorantet, Franca po mban të mbyllur edhe qendrat tregtare dhe bizneset e tjera, që nuk kanë rëndësi kryesore.

 

Franca aktualisht po regjistron rreth 25,000 infeksione të reja me koronavirus në ditë, ndërsa ka vaksinuar 12.4% të popullsisë së saj të rritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *