Franca ka ndërmarrë një hetim kombëtar lidhur me shkaqet e foshnjeve që lindin me një gjymtyrë mangut apo deformim të gjymtyrëve.

 

Sipas mediave franceze, lajmin e nisjes së hetimit e kanë bërë të ditur vetë autoritetet.

 

Kreu i Agjencisë së Shëndetit Publik në Francë, Francois Bourdillon, tha për radio RTL se hetimet janë në zhvillim e sipër dhe rezultatet do të njihen shumë shpejt.

 

Ky hetim kombëtar ka ardhur për faktin se në 15 vitet e fundit, rreth 25 fëmijë në rajone të ndryshme të Francës kanë lidnur me deformime.

 

Deformime që kanë shkaktuar panik tek opinioni publik dhe që janë trajtuar gjerësisht në mediat franceze.

 

Ndërkohë, sa i takonë deformimeve autoritetet e shëndetit publik raportuan 11 raste, përgjatë viteve 2000-2014 vetëm në zonën e Ain në kufi me Zvicrën. Shifra që nuk ishin bërë publike më përpara.

 

Zyrtarët thonë se numri i këtyre rasteve statitikisht po rritet dhe kjo është arsyeja që autoritetet franceze kanë ndërmarrë hetime të mëtejshme.

 

Deri tani nuk dihet shkaku i këtyre deformimeve pavarësisht testeve që u janë bërë nënave për të parë nëse ata kanë qenë të ekspozuara ndaj substancave të përbashkëta.

 

Disa ambientalistë bëjnë me faj pesticidet por deri tani nuk ka prova shkencore që ta mbështesë këtë. Defektet mund të jenë dhe gjenetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *