Një nënë në Kansas City, Misuri, është arrestuar pasi akuzohet për vdekjen e foshnjës së saj 1 muajshe.

Sipas medive të huaja, Mariah Thomas dyshohet se gabimisht e vendosi foshnjën në një furrë, tha zyra e prokurorit.

Oficerët e policisë u dërguan në një rezidencë në lagjen Manheim Park të Kansas City rreth orës 13:30 me orën lokale të së premtes, duke iu përgjigjur një thirrjeje për një foshnjë që nuk merrte frymë, sipas dokumenteve gjyqësore të depozituara të shtunën dhe të marra nga ABC News.

Pas mbërritjes, oficerët panë se viktima e mitur kishte plagë të dukshme të djegies, sipas dokumenteve të gjykatës.

Foshnja 1-muajshe u deklarua e vdekur në vendin e ngjarjes.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Thomas pretendoi se ajo po e vinte fëmijën në gjumë dhe gabimisht e vendosi në furrë në vend të krevatit.

“Mendova se e vendosa në krevatin e saj dhe aksidentalisht e futa në furrë,” dyshohet se i tha Thomas gjyshit të foshnjës, i cili dha një deklaratë në polici, sipas dokumenteve të gjykatës.

Të dhënat e gjykatës nuk tregojnë ende nëse Thomas ka një avokat që e përfaqëson atë.

Nëse dënohet, Thomas mund të përballet me 10 vjet deri në burgim të përjetshëm, sipas ligjit të shtetit të Misurit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *