Ukraina njoftoi sot se kishte goditur me sukses një aeroport ushtarak rus në Dzhankoy, Krime, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Moska në vitin 2014, të mërkurën.

Operacioni i suksesshëm i forcave të armatosura ukrainase në aeroportin ushtarak Dzhankoy solli shkatërrimin ose dëmtimin serioz të lëshuesve të sistemit S-400, pajisjet e radarit dhe një qendër kontrolli të mbrojtjes ajrore, njoftoi shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase përmes platformës Telegram.

Deri më tani Moska nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar, por blogerët ushtarakë rusë dhe mediat ruse raportuan dje një sulm ukrainas gjatë natës të martë-mërkurën në bazën ushtarake ruse të Dzhankoy në Krimenë e aneksuar.

Sipas llogarisë Rybar Telegram, e cila është e afërt me ushtrinë ruse dhe ndiqet nga më shumë se një milion njerëz, 12 raketa taktike ATACMS, të dorëzuara në Kiev nga Shtetet e Bashkuara, mund të kenë goditur këtë objektiv, duke shkaktuar dëme në pajisje dhe në një ndërtesë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *