Subscribe

Mamaja e dy vëllezërve që janë gjetur të pajetë në një kanal në një fshat të Maliqit pretendon se fëmijët e tij nuk kanë pasur konflikt me njeri.

 

Ëngjëllushe Olldashi tha se lajmin për vdekjen e djemve të tij e mori nga mediat, ndërsa kërkon që policia të hetojë ngjarjen dhe të vendoset drejtësi.

 

“Të dy djemtë humben kontaktet në 7 dhjetor. Telefonat i kishin te fikur. Nuk di të kenë pasur konflikte. Ata që e kanë bërë mirë të më kërkonin mua po të kishin hall sesa më vranë djemve. Lajmin e mora vesh nga mediat. Djemte ishin të dy beqare, i kisha femijet e vetem. Punonin ku te mundnin. Kerkoj drejtesi, te zbardhen autoret. Policia nuk na ka thene ende asgje.”

 

Trupat e pajetë të Andi dhe Martin Olldashit u gjetën në një kanal nga punonjësi i Ujësjellësit, i cili lajmëroi menjëherë policinsë sapo konstatoi trupat e pajetë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *