E mërkurë, 28 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Flakët “pushtojnë” verilindjen e Greqisë, evakuohen banorë në zona të ndryshme

Prej më shumë se 24 orësh, zjarre të mëdha kanë pushtuar verilindjen e Greqisë, pranë kufirit me Turqinë.

 

Reklamë

Qyteti Aleksandropolis ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa autoritetet kanë evakuuar banorë nga 8 fshatra të ndryshëm ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur çkanë gjetur përpara.

 

Reklamë

Paralajmërime janë lëshuar edhe për banorët e qytetit për shkak të tymit të dendur.

 

Deri më tani, fatmirësisht nuk raportohet për të viktima apo të lënduar teksa më shumë se 170 zjarrfikës, 14 aeroplanë dhe 5 helikopterë po përpiqen të frenojnë flakët ndër dy vatrat kryesore.

 

Përforcime mbërritën nga forcat e ushtrisë, policise si dhe zjarrfikës nga pjesë të tjera të Greqisë.

 

Zëdhënësi i Shërbimit Grek të Zjarrfikësve tha se zjarret, që shpërthyen të shtunën, ishin të forta, agresive dhe të vështira për t’u vënë nën kontroll pasi erërat e forta që frynin nga drejtime të ndryshme intensifikuan flakët dhe ndezën edhe vatra të reja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë