E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Flakët pushtojnë malin e Dajtit

Ilustrim · Vizion Plus

Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin me pisha në malin e Derjes në Shëngjergj. Shuarja e flakëve në pyllin me pisha dhe bredha po bëhet nga ajri. Sipas emergjencave civile, vatra e zjarrit gjendet në masivin e malit të Dajtit, afër antenave celulare. Pylli i ndezur përbëhet nga drurë halorë, kryesisht pisha dhe bredha.

 

Ministria e punëve të brendshme ka kërkuar angazhimin e një helikopteri për shuarjen e flakëve, pasi zjarri raportohet se ka marrë përmasa të konsiderueshme. Forcat e zjarrfikëses dhe të pyjores nuk mund të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer.

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh